E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, forcat e sigurisë kanë kryer arrestime në Hama

Aktivistët për të drejtat e njeriut në Siri thanë se forcat qeveritare kanë arrestuar qindra persona në qytetin qendror Hama, që ishte vendi i protestave të mëdha kundër presidentit Bashar al-Asad, javën e kaluar.
 

Më herët sipas agjensisë së lajmeve Rojters të cilat citojnë autoritetet spitalore tre persona janë vrarë. Banorët thanë se së paku 30 autobusa me ushtarë kanë hyrë në qytetin e Hamës në mëngjesin e sotëm.
 

Po sipas banërove, trupat kanë kontrolluar shtëpitë, kanë ndërmarrë arrestime dhe, në disa raste, kanë hapur zjarr.Ndërkohë kryetari i Organizatës për Monitorimin e të Drejtave të Njeriut tha se 250 persona janë arrestuar në qytetin Hama.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›