Afganistan, fillon ofensiva më e madhe ndaj talebanëvë që nga viti 2001
Ushtarët amerikane dhe mijëra forca ushtarake të NATO-s të dislokuara në Afganistan nisën mbrëmjen e të premtes ofensivën më të madhe që pas rrëzimit të regjimit taleban në vitin 2001 nga forcat aleate dhe fuqitë e mëdha. Operacioni është duke u zhvilluar në zonën e njohur me emrin Marxhah. Në këtë zonë përllogaritet që të jetojnë mbi 100 mijë persona. Shumë prej banorëve kanë zgjedhur që të largohen nga banesat e tyre për shkak të rrezikut të sulmit, pavarsisht se një veprim i tillë nuk u është këshilluar nga forcat e NATO-s dhe ato amerikane. Në këtë ofensivë marrin pjesë forcat ushtarake të misionit amerikan, britanik, afgan të cilët janë të mbështetur nga danezët dhe estonianezët.
Disa zyrtarë të lartë të NATO-s u shprehën se Marxhah është një vatër e kontrolluar plotësisht nga forcat rebele të talebanëve, të cilët ndodhen në jug të Afganistanit.
Forcat e NATO-s shpërndanë fletëpalosje në zonen Marxhah, në fundjavë duke paralajmëruar per ofensiven. Disa Fshatarë të zonës u shprehën se në fletëpalosje ishin shkruar emrat e disa komandantëve të militantëve si dhe u bëhej thirrje luftëtarëve që të largoheshin nga kjo zonë ose përndryshe do të vriteshin.