E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jensen: Maqedonia të zgjidhë "emrin" për të hyrë në BE

Maqedonia patjetër duhet ta zgjidhë çështjen e emrit kushtetuese, nëse dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe NATO-s, porositi ish- shefi i diplomacisë daneze, Ufe Elemna Jensen.
"Derisa të zgjidhet çështja e emrit, do tju mbajnë larg strukturave euroatlantike në të cilat ju dëshironi të hyni. Kjo është e pa drejtë, e pa kuptueshme dhe bie në kundërshtim me mendjen e shëndoshë dhe interesat e përbashkëta të BE-së dhe NATO-s, por kështu qëndrojnë gjërat dhe kjo është një e vërtet jetësore", theksoi Jensen.
Këto komente ai bëri sot në Shkup, ku edhe mori dekoratën "8 shtatori" nga presidenti Gjorge Ivanov, për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe forcimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit mes Maqedonisë dhe Danimarkës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›