SHBA, 3 viktima nga një sulm me armë në një universitet
Tre viktima dhe një i plagosur. Ky është bilanci i rëndë pas një sulmi me armë i cili ka ndodhur në University e Alabamas në Huntsville mbrëmjen e të premtes. Një zëdhënës i universitetit u shpreh se i akuzuari kryesor për ngjarjen është arrestuar nga policia lokale. Zëdhënësi Ray Gardner, u shpreh se personi i akuzuar për vrasjen e trefishtë ishte një femër. Direkt pas ngjarjes policia ka vendosur që të bllokojë hyrje-daljet në ambientet e universitetit. Një student i universitetit i cili jeton në kampusin e universitetit pohoi se kishte parë 4 barela të cilat kishin dalë pas sulmit me armë nga mjediset e universitetit.
"Unë kam parë 4 barrela të cilat janë transportuar me një barelë, gjithashtu kam dëgjuar shumë zhurmë dhe parë shumë persona të cilët kanë hyrë në brëndësi të ambienteve të Universitetit."- konfirmoi studenti amerikan.
Sipas medias lokale ngjarja e rëndë ndodhi në orën 4 të pasdites në qëndrën universitare "Shelby".