Bullgaria, negociata me SHBA-në për mbrojtjen antiraketë
Këtë e ka bërë të ditur dje në një konferencë shtypi kryeministri bullgar, Bojko Borisov. Sipas agjencisë bullgare të lajmeve BTA, pyetjes nëse Bullgaria do ta pranojë planin amerikan, Borisov iu përgjigj se ''Sofja duhet të tregojë solidaritet''. "Ajo nuk është zgjidhje të cilën do ta vendos unë. Pres mendim nga Komisioni Evropian dhe nga Parlamenti i Bullgarisë. Unë mendoj se duhet të tregojmë solidaritet. Nëse jeni anëtar i NATO-s, atëherë duhet të punoni për sigurinë kolektive'', deklaroi Borisov.