E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, profesoresha e biologjisë vret tre persona

Lajmi bëhet i ditur nga policia amerikane dhe zyrtarë të universitetit, të cilët shtojnë se janë plagosur edhe tre persona të tjerë.Policia e Huntsvillet tha se personi i dyshuar për hapjen e zjarrit, anëtare e fakultetit u arrestua së bashku me një person tjetër. Ndërkohë, një zyrtar i universitetit tha se e dyshuara ishte Ami Bishop, profesoreshë e diplomuar në Harvard.     Sipas CNN-it t,ë dyshuarës i ishte komunikuar përpara takimit në fakultet se asaj nuk i ishte miratuar zgjatja e kontratës së punës.    Për disa vjet rresht, një numër i madh incidentesh të tilla janë regjistruar në SHBA, përfshirë incidentin tepër të rëndë të vitit 2007, kur një student i Universitetit Teknologjik të Virxhinias vrau 33 persona  dhe më pas veten.                                                                                              

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›