Uashingtoni i zhgënjyer me BE-në
Mesazhi i Obamës në adresë të Evropës ishte mëse i qartë: "Ka ardhur koha, që Amerika dhe Evropa të bëjnë sërish përpjekje të përbashkëta për t'u bërë ballë sfidave të shekullit të 21-të."Ndonëse ka kaluar vetëm një vit, qëkurse Obama u shpreh për një partneritet të SHBA-së me Evropën si mes të barabartëve në sfondin e sfidave të njëjta, deklarata e tij është tashmë e tejkaluar. Vazhdimisht presidenti i SHBA-së thekson se Berlini, Parisi dhe Brukseli janë po aq të kërcënuar nga terrori sa edhe Nju-Jorku e Uashingtoni. "Pikërisht për këtë arësye shtetet e Amerikës dhe të Evropës janë partnerë të bashkuar, për të luftuarsë bashku rrjetin e Al Kaidës dhe mbështetësit e tij." - thekson presindenti amerikan.Megjithatë kur është fjala për ta luftuar konkretisht Al Kaidën, sipas mendimit të administratës së Obamës, evropianët stepen. "Jo-ja" e Parlamentit Evropian ndaj marrëveshjes SWIFT dhe aksesit të SHBA-së në të dhënat përkatëse ngjall tek qeveria e Obamës habi. Ministrja e Jashtme Hillary Clinton e paralajmëroi në fillim të shkurtit presidentin e BE-së, se refuzimi i marrëveshjes mbi të dhënat bankare rrezikon programin e përbashkët kundër terrorit. Mospërputhjet në mendime me evropianët nuk mund të shmangen, formulon me kortezi kryediplomatja e SHBA-së në fjalimet për BE-në. Por si në Ministrinë e Jashtme të Clintonit ashtu edhe në Pentagon po shtohet pakënaqësia sidomos kur është fjala për luftën në Afganistan. Angazhimi evropian në Afganistan mund të ishte edhe më intensiv, mendon zëdhënësi i Pentagonit, Geoff Morell."Unë shpresoj që popullariteti i Obamës në Evropë do të ndikojë për përforcimin e kontributit në Afganistan," - u shpreh zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtes të SHBA-së përpara gjashtë muajsh.Por ekipi i Oabamës është tërësisht i zhgënjyer pas Konferencës së Londrës për Afganistanin."Luftimet në Afganistan janë të ashpra dhe numri i ushtarëve amerikanë të vrarë është i lartë." - u shpreh presidenti amerikan. Shtëpia e Bardhë ka përshtypjen, që ky mesazh i Obamës në adresë të evropianëve nuk është dëgjuar në kryeqytetet e Evropës. E njëjta gjë ndodh edhe me apelet e shumta drejtuar në adresë të Brukselit nga ministri i Mbrojtjes, Robert Gates: "Ne shpresojmë që do të ketë më shumë kontribut për përpjekjet e NATO-s në Afganistan."Qeveria e SHBA-së shpresonte më kot se nga Evropa do të dërgoheshin sivjet në Hindukush deri në dhjetë mijë ushtarë shtesë.