Afganistan, forcat e NATO-s vrasin 10 militantë

Forcat e NATO-s kanë vrarë të paktën dhjetë militantë gjatë një operacioni që kishte si cak një udhëheqës taliban në veri të Afganistanit.
Operacioni u zhvillua në provincën e Kunduzit mbrëmjen e së shtunës.
Në mesin e të vrarëve, sipas burimeve lokale, është dhe shefi i talebanëve të rajonit, Laulaui Zahir.