SHBA-ja kritikon Izraelin
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton ka kritikuar Izraelin për shkatërrimin e një hoteli në Jerusalemin lindor me qëllim ngritjen e vendbanimeve të reja për hebrejtë.
Rrënimi i hotelit Shepherd është një ngjarje "shqetësuese" dhe "zhvlerëson përpjekjet për paqe", tha Klinton.
Palestinezët shpresojnë që Jerusalemi Lindor do të shërbejë si kryeqytet për shtetin e ardhshëm palestinez, që do të përfshijë Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor.