Chavez: Insulza vepron në emër të Imperializmit Amerikan

President i Venezuelës, Hugo Chaves ka akuzuar Organizatën e Shteteve Amerikane se po ndërhyn në punët e brendshme të Venezuelës.
Presidenti Chaves iu përgjigj komenteve të bëra nga Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës, Hoze Migel Insulza, i cili kritikoi ligjin që i jep Chaves të drejtën për të miratuar ligje pa i kaluar ato në parlament.
Z. Insulza tha të Premten se ligji bie ndesh me parimet e Organizatës së Shteteve Amerikane. Hugo Chavez akuzoi sekretarin Insulza se vepron në emër të Imperializmit Amerikan.
'Sekretari i dobët i përgjithshëm është një zëdhënës i trishtuar i Perandorisë Amerikanë'- tha Chaves gjatë intervistës së përjavshme në radio. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë sukses në dëmtimin e prestigjit të Venezuelës