Mianmar, Parlamenti nis sot sesionin e parë pas 22 vjetësh

Parlamenti i ri i Mianmarit do të mbajë sesionin e tij të parë në 22 vjet.
Legjislatura e re u zgjodh në votimet e vitit të kaluar që u vlerësuan si të padrejta nga partitë opozitare, përfshirë edhe atë të fitueses së çmimit “Nobel” për paqen Aung San Suu Kyi, e cila u lirua kohët e fundit nga arresti i shtëpisë.
Ligjvënësit e rinj të vendit do të takohen në një ndërtesë të re masive në kryeqytetin e largët e Naypyitaw. Kjo do të jetë seanca e parë parlamentare që nga viti 1988 ku u zhvillua një takim në kryeqytetin e vjetër Rangoon, që një vit më vonë u quajt Yangon.
Partia Bashkimi për Solidaritetit dhe Zhvillim, arriti të merrte rreth 80 për qind të vendeve në Parlament në votimet e në 7 nëntorit , të partat në dy dekada.