Afganistan, koalicioni amerikan vret 32 persona
Langham -Të paktën 32 persona të dyshuar si militantë kanë mbetur të vrarë sot nga forcat e koalicionit të kryesuar nga Shtetet e Bashkuara në një fshat në lindje të Afganistanit. Operacioni i sotëm ndodhi në një fshat në provincën e Langhamit dhe synonte një celulë talebane që vendosnin bomba në rrugë, përgjegjës për sulme të panumërta në rajon, bëri të ditur ushtria amerikane në një deklaratë.
"Forcat e koalicionit vranë 32 militantë të armatosur, përfshirë një femër, ndaluan një militant të dyshuar dhe shkatërruan dy depo me armë, lëndë shpërthyese dhe materiale për prodhimin e bombave gjatë një operacioni", vijonte deklarata. Nuk u dhanë hollësi për viktima në radhët e trupave të huaja apo në civilë.