E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brukseli do të dërgojë vëzhgues në Ukrainë për krizën e gazit

Bruksel, 7 Janar, 12:10, NOA - Komisioni Europian i propozoi Moskës dhe Kievit të dërgonte vëzhgues në Ukrainë për të matur vëllimin e gazit që kalon transit mes dy vendeve, bëri të ditur sot një zëdhënës.

"Komisioni është i gatshëm të shqyrtojë mundësinë e dërgimit të vëzhguesve në Ukrainë, nëse e kërkon situata dhe nëse të dy palët e kërkojnë", e njoftoi AFP-në Ferran Tarradellas, zëdhënës i Komisionit Europian i ngarkuar me çështje të energjisë.

Vëzhguesit do të ngarkohen me "kontrollin e vëllimit të gazit që kalon tranzit mes dy vendeve".

Zëdhënësi konfirmoi gjithashtu se "pothuaj" të gjitha vendet europiane nuk e merrnin më gazin rus që kalon nga Ukraina.

NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›