OKB-ja, kërkon armëpushim në Gaza

Ban Ki Moon dënoi Israelin për bombardimet e tij ndaj Gazës, si edhe Hamasin për raketat që ka hedhur ndaj Izraelit. Duke drejtuar një sesion në Keshillin e Sigurimit në New York, ai bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare për popullsinë në Gaza, por insistoi se çështjet afatgjate të ndarjeve palestineze dhe konflikit me Izraelin, duke thënë se " Ne na duhet urgjentisht të arrijmë unitetin palestinez dhe riunifikin e Gazës me Bregun Perëndimor, brenda kuadrit të autoriteteve palestineze dhe urgjentisht duhet të shohim vazhdimin e negociatave për një zgjidhje politike për konfliktin Israelo-Palestinez, për të cilin ne kemi punuar shumë në 2008, por që nuk mundëm të arrijmë rezultat." Ky këshill ka përgjegjësinë kryesore për mbarëvajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare u shpreh Ban Ki Moon. Ndërkohë plani i propozuar nga Egjypti dhe Franca për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, është mirëpritur nga anëtarët kryesorë pjesëmarrës në një sesion të veçantë të Këshillit të Sigurimit në New York.