E gjithë qeveria iraniane angazhohet për shpëtimin e Gazës
Teheran -Plot 22 anëtarë të qeverisë iraniane janë nisur misionarë në disa vende për të kërkuar ndalimin e sulmeve izraelite dhe heqjen e bllokadës së Gazës, njofton zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Hasan Ghashghavi, i cituar sot nga agjencia Mehr. Të dërguarit e presidentit Mahmud Ahmadinexhad kanë paraqitur qëndrimin e Iranit që kërkon "ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të regjimit uzurpator sionist dhe heqjen e bllokadës në Gaza", shtoi ai. Ai nuk dha hollësi për vendet në fjalë, por media iraniane ka njoftuar se disa të dërguar kishin shkuar ndër të tjera në Turqi, në Siri, në Liban, në Venezuelë ose në Sudan.
Ghashghavi kritikoi paaftësinë e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të votuar një rezolutë që do të kërkojë ndalimin e sulmeve.
"Sulmi izraelit i ndërmarrë nga Izraeli kundër Rripit të Gazës është një komplot ndërkombëtar i fuqive të mëdha" me "bashkëfajësinë e disa vendeve të rajonit". Irani, që nuk e njeh ekzistencën e Izraelit, mbështet Hamasin dhe i jep atij një ndihmë të fuqishme financiare