E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rice mbështet planin e Mubarak për armëpushim në Gaza

Nju Jork -Sekretarja amerikane e Shtetit Condoleeza Rice ka dhënë mbështetjen e saj ndaj një propozimi për një armëpushim midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, dhënë nga presidentit egjiptian Hosni Mubarak. "Ne urgjentisht kemi nevojë të konkludojmë me një armëpushim që të mund të rezistojë dhe të sjellë sigurinë e vërtetë"- tha Rice në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Në këtë linjë ne jemi të kënaqur dhe e vlerësojmë presidentin e Egjiptit për këtë iniciativë", shtoi ajo.

Rice bëri të qartë se Shtetet e Bashkuara insistonin në një armëpushim që të ishte "i qëndrueshëm dhe i pandërprerë " dhe që nuk do të çonte në një rikthim të situatës në terren si përpara ofensivës ajrore izraelite 11 ditë më parë në përgjigje të sulmeve me raketa nga ana e Hamansit ndaj shtetit hebre."Një armëpushim që rikthehet në këto kushte është i papranueshëm dhe nuk do të zgjasë", tha Rice.

Administrata e presidentit Bush po ushtron presion për një armëpushim që do përfshijë tre elemente, ndalimin e sulmeve me raketa nga Gaza, hapjen e kalimeve kufitare në territor dhe dhënien fund të trafikut të armëve në zonë përmes tuneleve nga Egjipti. Rice, e cila do të largohet nga posti pas më pak se dy javësh, bëri thirrje për përpjekje për të rindërtuar Gazën dhe bëri thirrje për një konferencë ndërkombëtare donatorësh për të zgjidhur këtë sfidë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›