E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë, sulmohet me armë patrulla e policisë në veri

Persona të panjohur kanë qëlluar me armë zjarri ndaj patrullës së Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it.

Ngjarja ka ndodhur pas mesnatës në Lagjen e Boshnjakëve, zonë kjo e banuar me popullsi të përzier, ndërkaq mësohet se përveç dëmeve materiale të shkaktuara nga plumbat në automjetin e policisë, nuk ka të lënduar në njerëz.

Ngjarjen e ka konfirmuar për Kosovapress edhe zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, i cili ka thënë se askush nga policët në këtë incident që ka ndodhur rreth orës 1:00 të mëngjesit nuk është plagosur.

“Persona ende të panjohur kanë qëlluar në drejtim të automjetit të policisë që ishte në pikën statike tek Lagja e Boshnjakëve. Nuk ka të lënduar në njerëz, ndërsa nga një plumb është dëmtua automjeti”, tha Hoti, duke shtuar se po vijojnë hetimet rreth kësaj ngjarje.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›