E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, muaji qershor i zi për NATO-n


Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës konfirmoi gjeneralin Devid Petreus si komandant të trupave në Afganistan në kohën kur aleatët mbyllin muajin më tragjik që nga fillimi i luftës. Sipas CNN bëhet e ditur se vetëm në muajin qershor humbën jetën 101 ushtarë, të cilët ishin pjesë e kontigjentit të Aleancës në vendin aziatik.
Shifra është me të vërtetë alarmante, pasi cilësohet më e larta që prej 9 vjetësh, kohë kur nisi lufta. Muaji i përgjakshëm kaloi edhe numrin e ushtarëve të vrarë brenda 30 ditëve që mbahej nga shtatori i 2009-ës.
Mbi 130 mijë trupa ushtarake ndodhen në Afganistan ndërkohë që presidenti Obama kërkon edhe 20 mijë forca të tjera për të përforcuar luftën ndaj rebelëve talebanë në kohën kur dilemat mbi nisjen e tërheqjes në vitin 2011 shtohen edhe më shumë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›