E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia duhet ta njohë Kosovën nëse synon Evropën


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se kurrë më nuk do të ketë negociata të reja për statusin. Ai ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe se nuk ka kthim prapa.

Kryeministri Thaçi ka thënë se Prishtina e ka përmbyllur diskutimin për statusin gjatë pothuajse tri vjet negociimi me Beogradin.

"Integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm dhe i njohur ndërkombëtarisht. Ndarja është një ëndërr e keqe e Sllodoban Millosheviqit, i cili ende jeton në disa qarqe në Beograd", ka thënë kryeministri i Kosovës për të përjavshmen e Beogradit NIN.

Thaçi ka thënë se me presidentin serb Tadic mund të flasë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, për çështjet teknike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›