Bruksel: Belgjika merr presidencën e radhës së BE-së

Belgjika sot e merr presidencën 6 mujore të Bashkimit Evropian.
Në programin e presidencës së Belgjikës është theksuar se "BE-ja është e gatshme për ta vazhduar proçesin e zgjerimit".
Në këtë kuadër, theksohet se "vendeve të Ballkanit Perëndimor u paraqitet mundësia e anëtarësimit me reforma të domosdoshme dhe me dinamikën, të cilën Belgjika, në cilësinë e kryesuesit, do ta nxisë fuqishëm".