E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Koreano Jugor viziton Meksikën


Presidenti i Koresë së Jugut Lee Myung-Bak mbërriti të mërkurën në Mexico City, për një vizitë shtetërore për rinisjen e bisedimeve mbi një marrëveshje të tregtisë së lirë me vendin e Amerikës Qëndrore.
Lee ka planifikuar të enjten të zhvillojë bisedime me Presidentin meksikan Felipe Calderon për të diskutuar çështjet e ndërsjellta të tilla si të tregtisë, investimeve, të aviacionit, në infrastrukturë, energji dhe në çështjet konsullore.
Lee do të mbajë gjithashtu një darkë shteti me Calderon në kështjellën Chapultepec në Meksiko Siti. Lee ka planifikuar të takohet edhe me anëtarët e komunitetit Korean në vend, si dhe të vizitojë Senatin dhe muzeun antropologjik të Meksikës.
Liderët e Amerikës Qendrore ranë dakord të martën në takimin e mbajtur në Panama Siti për të filluar bisedimet për një marrëveshje rajonale të tregtisë së lirë me Korenë e Jugut për Sistemin e Integrimit të Amerikës Qendrore.
Meksika është partneri kryesor i Koresë së Jugut për tregtinë në rajonin e Amerikës Qëndrore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›