E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, reforma financiare merr miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve


Reforma financiare e kërkuar fort nga presidenti i SHBA-së Obama dhe administratës së tij, ka kaluar pengësën e parë duke marrë miratimin në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan. Propozimi i Shtëpisë së Bardhe u votua pozitivisht nga 237 përfaqësues dhe kundër nga 192 prej tyre. Reforma parashikon krijimin e një agjencia federale e cila do të mbrojë konsumatorët si dhe parashikon kufizimin e riskut bankar.
"U hap udha e projektit i cili do të mbrojë ekonominë tonë nga krizat e ardhshme. Kjo është një fitore për të gjithë amerikanët që vuajtën pasojat e papërgjegjshmërisë së bankave që u konvertua në humbjen e miliona vendeve të punës", tha presidenti Obama pas miratimit të reformës financiare prej Dhomës së Përfaqësuesve.
Por para se të marrë jetë projekti Obama duhet të kalojë edhe një test tjetër, që është ai i Senatit amerikan, i cili do ta shqyrtojë atë pas 4 korrikut, ditës së pavarësisë së SHBA-së.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›