Netanjahu: Për Iranin do të diskutoj me Obamën

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanjahu, theksoi se do të ngrejë “çështjen iraniane” në takimin që do të mbajë me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama, më 5 mars, në Uashington.
“Irani po vazhdon progresin në programin e tij bërthamor”, ka theksuar Netanjahu në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
“Ai vend po sfidon dhe injoron me arrogancë vendimet e komunitetit ndërkombëtar”, shtoi kryeministri izraelit.
Ndërkohë një diplomat perëndimor thotë se Irani do të vendosë mijëra centrifuga të “gjeneratës së re” në centralin e fortifikuar të Komit (Qomit).
Kështu mund të përshpejtohet pasurimi i uraniumit, përmes të cilit prodhohet si energjia ashtu edhe bomba atomike. Ky është një tjetër paralajmërim se Irani po hedh disa hapa përpara me programin bërthamor, pavarësisht shtimit të presioneve dhe sanksioneve ndërkombëtare.