E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, plagosen 5 ushtarë të NATO-s

05-07-2012 / Gazeta 55

Një afgan me uniformë policie ka hapur zjarr ndaj ushtarëve

Pesë ushtarë të NATO-s jane plagosur në lindje të Afganistanit, kur një person me uniformë të ushtrisë afgane ka hapur zjarr mbi ta. Ushtarët e plagosur, të cilët besohet të jenë amerikanë, po marrin trajtim mjekësor për lëndimet e tyre .
Sulmi ndodhi në një bazë të NATO-s në provincën Vardak, në lindje të Kabulit.
Kjo eshte e fundit nga nje seri sulmesh ku forcat e policise afgane sulmojne forcat nderkombetare. Agjencia e lajmeve AFP thotë se ka pasur 19 sulme të tilla deri më tani per vitin 2012.Të dielën, tre ushtarë britanikë u qëlluan per vdekje pasi një polic afgan hapi zjarr ne nje pike kontrolli ne provincen e Helmandit. Forcat nderkombetare po bejen gradualisht dorezimin e pergjegjesise per sigurine tek forcat afgane. Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s do të largohen në vititn 2014.
Të martën Shtetet e Bashkuara dhe Pakistani lajmëruan hapjen e rrugëve për karvanet e NATO-s. Shtetet e Bashkuara do të mund të kursejnë kështu miliona dollarë, ndërsa përgatisin tërheqjen nga Afganistani, aq me tepër që nga pala pakistaneze kanë marrë garanci, se nuk do ta rrisë pagesën e tranzitit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›