E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma Zgjedhore, komisioni miraton 3 kapitujt e hartuar me konsensus

05-07-2012 / Gazeta 55

Mbeten pezull nenet për Komisionin Qendror Zgjedhor dhe numërimin elektronik

Komisioni i Reformës Zgjedhore ka miratuar të gjithë kapituj për reformën zgjedhore, për të cilat palët kishin rënë dakort më herët për formulimin e tyre. Ndërkohë që për tre çështjet për të cilat ende nuk ka një qëndrim të përbashkët, as kjo mbledhje nuk mundi të gjejë zgjidhjen përfundimtare. Kështu, gjatë mbledhjes së sotme komisioni për reformën zgjedhore miratoi n nenin për administratën zgjedhore, por duke lënë pezull çështjen e KQZ-së. Gjithashtu, është miratuar neni për ankimimin në KQZ, por ende jo kërkesa që me vendim të dy anëtarëve të këtij institucioni të hapen kutitë e votimit. Po ashtu u miratua dhe neni për ankimimin gjyqësor.
Në përfundim të këtij takimi, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu bëri me dije se “ne kemi dhënë propozimet tona, jemi për një korrigjim të sistemit zgjedhor”.
Sipas tij, ka mbetur pezull çështja e KQZ dhe numërimi elektronik.
Po kështu, dhe përfaqësuesi i PS-së në këtë komision, Bledar Çuçi konfirmoi se vijon të mbetet pezull çështja për KQZ-në. Ndërkohë që për Çuçin është ende në diskutim debati për 2 anëtarët e KQZ.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›