E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufoma e Milotit, ende asnjë shenjë identifikimi

Vështirësohet identifikimi i kufomës së gjetur mesditën e të martës në ujrat e lumit Mat, në afërsi të urës së Zogut në rrethin e Kurbinit. Ekspertiza mjeko-ligjore nuk ka gjetur asnjë shenjë dhune në trupin e viktimës, e cila mendohet se është e moshës 25 vjeçare.
 

Trupi i pajetë i gjetur teksa merrej nga rrjedha e lumit Mat është dërguar për në morgun e Tiranës, ku i është nënshtruar edhe analizave të tjera për të përcaktuar shkakun e vdekjes së saj.
 

Ende nuk ka asnjë dyshim për fatin e vajzës e cila u gjet e vdekur në lumin Mat, ndërsa priten analizat brenda organizmit të saj për të arritur në konkluzionet përfundimtare. Menjëherë pas publikimit të lajmit, në morgun e Tiranës kanë mbërritur disa familjarë, të cilët kanë denoncuar kohët e fundit largimin e vajzave të tyre, por nuk kanë mundur ta dentifikojnë atë.
 

Fotot e viktimës të realizuara nga policia në disa pozicione të ndryshme tashmë u janë dërguar të gjitha drejtorive të Policive në qarqe, por ende nuk ka ardhur asnjë përgjigje për identifikimin e saj.
 

Trupi i pajetë i vajzes u pikas në rrjedhën e lumit Mat nga disa banorë të zonës të cilët po laheshin në lum dhe ndërhynë për afrimin e saj në breg. Ata përdorën një litar për të lidhur viktimën në mënyrë që të mos merrej nga rrjedha dhe lajmëruan policinë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›