“Imuniteti”, LSI nismë në Kuvend: Bashkëpunim mes forcave politike
Lëvizja Socialiste për Integrim kërkoi nga partitë parlamentar që të gjejnë konsensusin mes tyre brenda këtij sesioni parlamentar lidhur me heqjen e imunitetit.
Ishte sekretari për çështjet ligjore në LSI, Ylli Manjani, ai i cili në emër të kësaj partie bëri me dije faktin se javën e ardhshme grupi parlamentar i LSI-së do të ndërmarrë një nismë për heqjen e imunitetit në Kuvend.
Në gjykimin e kësaj partie, hejqa e imunitetit është një domosdoshmëri, pasi të zgjedhurit politikë duhet të jenë me “zero” imunitet.
“Çështja e heqjes së imunitetit duhet të jetë në parlament. Deputetët nuk duhet të gëzojë imunitet. Ata duhet të jenë të barabartë me qytetarët. Ne jemi për zero imunitet për çdo të zgjedhur politik. Mos të humbasim kohë më tej”- vuri në dukje, Manjani, gjatë fjalës së tij.