E Shtunë, 31 Tetor 2026

Monti-Merkel: Bashkëpunim intensiv për kapërcimin e krizës në eurozonë

05-07-2012 / Gazeta 55

Kancelarja gjermane është takuar në Romë me kryeministri italian

Kancelarja gjermane Angela Merkel është takuar të mërkurën me kryeministrin italian Mario Monti për bisedime lidhur me samitin e fundit të BE-së dhe për bashkëpunimin ekonomik italo-gjerman.
Monti i uroi mireseardhjen Merkel në Villa Madama në Romë. Gjate konferencës për shtyp dy krerët në një qendrim unison thanë se dy vendet mund të ndikojnë në rritjen ekonomike të Europës.
“Nëse fqinjët tanë në Europë janë mirë, edhe ne gjermanët mund të jemi mirë, është në interesin tonë që të gjitha vendet të kenë një zhvillim ekonomik pozitiv, përndryshe Gjermania nuk do të mund ta ruajë prosperitetin e saj. Duhet të përqendrohemi tek interesat tona e të gjejmë një zgjidhje efikase për të gjithë”- u shpreh kancelarja gjermane.
“BE ka nevojë për një shtytje dhe unë kam besim se vendet tona janë mes atyre vendeve që janë të gatshme për të shkuar drejt një ndarje të sovranitetit. Ne duam t’i kalojmë bashkë dyshimet dhe dobësite e Europës. Italia nuk ka nevojë për mbështetje ekonomike , sepse fatmirësisht nuk gjendet në kushtet që gjenden aktualisht Greqia, Irlanda dhe Portugalia. Tashmë ka ardhur momenti të veprojmë në mënyrë strukturore në sektorin publik me reduktime në shpenzime”- deklaroi Monti.
Monti tha se me kancelaren Merkel kishin folur për 36% të papunësisë së të rinjve në Itali, të cilën Monti e cilësoi një shifër të papranuehsme. Dy krerët kanë folur edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve. “Kemi nevojë për një bashkëpunim intensiv që duhet forcuar çdo ditë”- ka thënë Monti.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›