E Diel, 1 Nëntor 2026

Nëndetësja kineze godet hidrolokatorin USA; provokim?

Uashington- Një nëndetëse kineze është përplasur aksidentalisht me një hidrolokator të një anijeje luftarake amerikane, njoftoi sot televizioni CNN, duke cituar një zyrtar të paidentifikuar të ushtrisë. Sipas njoftimit të CNN, aksidenti ka ndodhur dy ditë më parë pranë brigjeve të Filipineve.

Destrojeri amerikan "John S. McCain" kishte lëshuar hidrolokatorin për interceptimin e zhurmave nënujore. "Destrojeri amerikan kishte një problem me hidrolokatorin e tij. Ishte i dëmtuar", deklaroi për Reuters një zëdhënës i Pentagonit gjatë një interviste telefonike.

Zëdhënësi, i cili kërkoi të mos identifikohej, nuk konfirmoi detaje të tjera të njoftimit të CNN, përfshi edhe atë nëse hidrolokatori ishte përplasur me një nëndetëse kineze. Ai tha se destrojeri amerikan nuk është dëmtuar dhe se nuk është goditur nga ndonjë anije tjetër.

Në njoftimin e CNN thuhet më tej se flota amerikane nuk e konsideron si një lëvizje të qëllimtë të Pekinit për të provokuar anijet ushtarake amerikane që operojnë në atë rajon.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›