E Diel, 1 Nëntor 2026

G8: Bota po kapërcen krizën; jo masave stimuluese

Leçe- Vendet e pasura të botës po shqyrtojnë mundësinë për ndalimin e paketave stimuluese për ekonominë menjëherë sapo rimëkëmbja ekonomike të jetë e sigurt, bëhej e ditur sot sipas një projekt-deklarate të një takimi të ministrave të Financave të Grupit të tetë vendeve të industrializuara të botës (G8).

"Po vëmë re sinjale në rritje të stabilizimit të ekonomive tona", thuhej në projekt-deklaratën, një kopje e së cilës është siguruar nga agjencia Reuters.

Projekt-deklarata shprehet se G8 kishte zhvilluar diskutime në lidhje me "kornizën e përshtatshme", sipas të cilës politikat stimuluese do të marrin fund dhe i kishte kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të analizojë strategjitë e mundshme.

Por projekt-deklarata shton se G8 mbetet e angazhuar për përmbushjen e plotë të marrëveshjeve të mëparshme ndërkombëtare në ndihmë të ekonomisë globale dhe do të vazhdojë të garantojë stimulim nëse është e nevojshme në përputhje me ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe buxheteve shtetërore stabël në terma afatmesme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›