Norvegjia do të ndihmojë Kosovën me 15 milion euro
Prishtinë -Norvegjia premton ndihmën e vazhdueshme për Kosovën edhe në të ardhmen, sidomos në fushën e arsimit dhe ekonomisë, tha Sekretarja norvegjeze e Shtetit, Elizabeth Wallass, e cila në krye të një delegacioni po qëndron sot në Kosovë. Gjithashtu Norvegjia së shpejti pritet të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.
Zyrtarja e lartë norvegjeze bëri të ditur se "mbështetja e Norvegjisë për këtë vit arrin shumën e 15 milionë eurove me përqendrim të thellë në përkujdesjen e arsimimit të të rinjve, arsimimin e përkohshëm dhe gjithashtu do të vazhdojmë të përqendrohemi në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme", tha Wallass, pas takimit me Presidentin Fatmir Sejdiu.
Presidenti Sejdiu tha se Norvegjia ka qenë gjithmonë mbështetëse e Kosovës, si dhe në proceset e para pavarësimit me pjesëmarrjen e trupave norvegjeze në kuadër të KFOR it. Kreu i shtetit falënderoi sekretaren Wallas për angazhimet e veçanta të qeverisë norvegjeze në mbështetjen e Kosovës në të gjitha fushat. Presidenti tha se angazhimet e institucioneve të vendit janë që Kosova do të bëhet në mënyrën më të mirë të mundshme me identitetin e vet si vend dhe shoqëri multietnike. Sekretarja norvegjeze e Shtetit bisedoi edhe me zëvendëskryeministrin Hajredin Kuçi dhe shprehu kënaqësinë për faktin se Qeveria e Kosovës po bën gjithçka për reformimin në Kosovë.
Nga ana e tij zv/kryeministri Kuçi vlerësoi se bashkëpunimi në mes të Kosovës dhe Norvegjisë është në nivelin më të mirë të mundshëm, njëherit mirëpret si lajm shumë të mirë hapjen e ambasadës norvegjeze në vendin tonë. "Biseduam për angazhimet që po i bënë Kosova për fushat e ndryshme, qoftë në atë të transportit, energjisë dhe shumë fusha të tjera me rëndësi", theksoi Kuçi, i cili me këtë rast falënderoi Qeverinë e Norvegjisë për ndihmën e pa kursyer që i ka dhënë Kosovës, në veçanti në fushën e arsimit.
Sekretarja Wallass e shoqëruar nga Nils Ragnar Kamswag, drejtor për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Norvegjisë, është takuar edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës Skënder Hysenin dhe me udhëheqës të tjerë në Kosovë. qik