E Diel, 1 Nëntor 2026

Dhunohet kandidati i FRD në Roskovec. Topi: Policia nuk e mbrojti. Rama: Sali distancohu!

FIER--Është rrahur dhe goditur me sende të forta kandidati për deputet i Fryma e Re Demokratike (FRD) në qytetin e Fierit.
Policia bën të ditur se shtetasi Mithat Hoxha është rrahur me mjete të forta nga persona të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur te dielen në Roskovec, rreth orës 23:00.
Burime nga policia konfirmojnë për "News 24" se Mithat Hoxha është goditur me mjete të forta dhe se është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin rajonal të qytetit të Fierit.

Pretendimet
Ndërsa policia bën me dije se persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar deri në gjendje të rëndë zotin Hoxha, bashkëshortja e këtij të fundit pretendon se ngjarja ka motive politike. Ajo shprehet se i shoqi që në momentin që po kandidon si deputet në këtë zonë ka marrë vazhdimisht kërcënime për jetën.

“E kanë kërcënuar në shtëpi para dy javëve, na kanë ardhur në shtëpi. Më thanë që do ta vrasin mos të vijë më në fshat, punë partie. Kandidonte në Roskovec”, tha bashkëshortja e Hoxhës me lot në sy.

Ndërsa Shezai Çobaj, kryesuesi i listës së FRD në Fier pohon se Mithat Hoxha i ka njohur autorët. “Por ai nuk flet dot për shkak të gjendjes shëndetësore”, tha Çobaj.
Sipas tij, Mithat Hoxha ka marrë kërcënime nëpërmjet telefonit madje ka bërë dhe denoncim në polici rreth kërcënimeve.

Pritet që hetimet e policisë të zbardhin këtë ngjarje që shënohet në mes të fushatës elektorale dhe ka si të lënduar një prej kandidatëve politikë për deputetë.

FRD: POLICIA E SHTETIT TE MBAJE DYFISH PERGJEGJESI SE INJORUAN DENONCIMET E Z HOXHA
Ne nje njoftim per shtyp, FRD denoi aktin ndaj kandidatit te saj per deputet ne Roskovec ndersa i beri thirrje policise te veproje.
"Mbreme vone persona ende te panjohur kane ushtruar dhune brutale ndaj kandidatit te Frymes se Re Demokratike për qarkun e Fierit, z.Mithat Hoxha. Duke iu FRD i uron zotit Hoxha sherim te shpejte dhe duke i qendruar prane familjes se tij ne keto momente, e denon ashper aktin kriminal dhe e konsideron ate si nje akt kercenues per jeten dhe per integritetin e procesit zgjedhor ne Fier. Zoti Hoxha ishte kandidat zyrtar i FRD, ai ishte ne fushate elektorale, ndaj cdo goditje ndaj tij perben akt politik kunder kandidatit, kunder bindjeve dhe veprimeve te tij politike, kunder FRD dhe kunder standardit te konkurrences
elektorale.

FRD kerkon publikisht nga Policia e Shtetit te marre te gjitha masat e nevojshme per te vendosur perpara drejtesise personat pergjegjes.
Policia e Shtetit duhet te mbaje dyfish pergjegjesi per zyrtaret lokale te cilet kane injoruar denoncimet e zotit Hoxha per presione te vazhdueshme nominale per shkak te aktivitetit te tij politik dhe elektoral. Ne nje shtet te se drejtes te gjithe ata jane njesoj pergjegjes si edhe ata qe kane kurajen te godasin nje qytetar te lire, nje politikan dhe nje person publik, ndaj FRD zotohet publikisht se do te ndermarre cdo hap institucional per te vendosur perpara ligjit te gjithe ata qe e kane shkelur ate, qe kane nxitur krimin dhe qe e kane realizuar ate.

FRD edhe njehere garanton opinionin publik se eshte e vendosur te vijoje deri ne fund garen elektorale ne Fier dhe ne gjithe vendin, dhe tashme ka nje arsye me shume, per ti dhene fund ketij regjimi qe godet kritiket politike, per te vendosur shtetin e se drejtes dhe per te rikthyer vlerat e cenuara te demokracise ne Shqiperi". 

RAMA: SALIU DISTANCOHU!
Menjehere pas njoftimit te ngjarjes se rende, ka reguar kreu i PS, Edi Rama. Kreu i PS shkruan ne Twitter se ne Roskovec operojne kriminele ndersa i ka drejtuar nje thirrje dhe kryeministrit Berisha.
"Lajm i hidhur dhuna ndaj kandidatit te FRD ne Roskovec! Aty operojne kriminele te ushqyer e te ndersyer nga Sokoli i Saliut! Sali distancohu!"

(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera  Rama: Në Roskovec operojnë kriminelë të Saliut Pukë, këndoi këngë për Berishën, 'përleshet' me anëtarët e FRESSH Incidentet zgjedhore, Policia e Shtetit shërbim të përforcuar, 12 orë në punë VIDEO: Dhunohet kandidati i FRD në Roskovec, e shoqja: I thanë, tërhiqu se të vrasim!

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›