E Shtunë, 31 Tetor 2026

Batuta në fushatë, Berisha: Fallxhorja i tha Ramës se do humbë

SHKODËR- Teksa pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet e 23 qershorit, krerëve të dy partie të mëdha në vend, Sali Berisha (PD) dhe Edi Rama (PS) përvec akuzave dhe sulmeve të ndërsjellta nuk i ka munguar edhe ironia.

Kryeministri i vendit Sali Berisha gjatë një takimi me banorë të Velipojës, ironizoi kreun e PS-së Edi Rama në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.

Berisha tha se Rama nuk do të njohë arritjet e qeverisë në këto vite, ndaj ai duhet të kurohet për ëndrrat e këqija që sheh në mënyrë që mos të shohë më Shqipërinë mesjetë.

“Shoku i autobusit tonë thotë se kjo është mesjete. Ëndrrat ai i sheh rrënime shkatërrime. Kryetari i Elbasanit e coi në një fallxhore në Librazhd i tha do humbësh, dhe tani nuk i flet me. Ta çojnë diku për të shëruar ëndrrat e sëmura se nga autobusi nuk del dot”, ironizoi Berisha.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›