E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuçi: Zgjedhjet serbe nuk i ndalojmë me polici e ushtri

Nëse zgjedhjet serbe mbahen edhe në territorin e Kosovës, atëherë ato nuk do të kenë asnjë efekt as juridik e as kushtetues, ka thënë zv/kryeministri Hajredin Kuçi, në një intervistë për "Tribuna Shqiptare".
 

Sipas tij qeveria e Kosovës do t`i shfrytëzojë të gjitha mundësitë e saj politike, kushtetuese, ligjore, si dhe ndikimin diplomatik, në mënyrë që këto zgjedhje të parandalohen, por sipas tij, nuk duhet të krijohen iluzione që të dërgohet policia apo ushtria në atë pjesë të vendit.
 

Sa u përket zërave për zgjidhje politike për veriun, Kuçi garanton se ajo pjesë nuk do të jetë asnjëherë në tavolinën e bisedimeve. "Sepse kur të hapet kjo çështje me Serbinë duhet të flasim edhe për Preshevën dhe për gjithë rajonin", ka thënë Kuçi, duke shtuar se zgjidhja e problemit të veriut është brenda Pakos së Ahtisaarit dhe çdo dalje jashtë kësaj Pakoje, rrezikon përshkallëzim të krizave të reja.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›