E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eurokomisioneri Fule sot vizitë në Shkup

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule pritet të vizitojë sot Shkupin, pas incidenteve të fundit ndëretnike në vend.
 

Sipas njoftimit të kabinetit të tij, eurokomisioneri Fule do të zhvillojë takime me liderët shtetëror dhe të partive politike në Maqedoni, për tu njohur me qëndrimet dhe masat e ndërmarra në planin e uljes së tensioneve politike dhe të sigurisë.
 

Fule gjithashtu pritet të sjellë mesazhet e Komisionit Evropian lidhur me situatën e krijuar dhe procesin e implementimit të reformave për anëtarësim dhe rreth datës për fillimin e negociatave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›