E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, rrëzohet helikopteri amerikan

Një helikopter ushtarak i Shteteve të Bashkuara është rrëzuar në jugperëndim të Afganistanit me katër ushtarë në bord.

Nuk ka ende informacione për viktima.

Zyrtarët amerikanë të mbrojtjes nuk e kanë përjashtuar mundësinë që helikopteri Black Hawk të jetë qëlluar nga “zjarri i armiqve”, ndonëse informacionet e para flasin për kushtet e motit si shkak për aksidentin ajror.

Afro 3,000 ushtarë të huaj kanë humbur jetën në Afganistan që nga viti 2001, kur edhe ka nisur lufta e shteteve perëndimore kundër talibanëve dhe grupeve të tjera militante.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›