Breivik pyetet sot per shperthimet ne Oslo

Anders Behring Breivik, i cili ka pranuar vrasjen e 77 personave në Norvegji në dy sulme korrikun e kaluar, do të pyetet sot në seancën e katërt gjyqësore për shpërthimet me bombë jashtë ndërtesës qeveritare në Oslo, ku humbën jetën 8 persona.
Duke mbërritur në gjykatë, Breivikut iu kërkua nga avokatët e tij të mos bënte përshendetje të së djathtës ekstreme.
Të mërkuren prokurorët pyetën Breivik rreth lidhjeve të tij me rrjetet ekstremiste, ku ai vetë ka pranuar se i përket.
Breivik është shprehur përpara gjykatës se i gjithë procesi do të kishte vetëm dy përfundime të logjikshme, lirimin ose dënimin e tij me vdekje.
Sipas 33-vjeçarit, dënimi me burgim do të ishte një “dënim patetik”, por maksimumi i ndëshkimit që mund të marrë ai është dënimi me 21 vite burgim deri në të përjetshëm, pasi Norvegjia nuk e njeh ligjshmërinë e dënimit me vdekje.
Seanca e djeshme u përqendrua ndërkohë në deklaratat e mëparshme të Breivik, i cili pretendon se në Europë ekziston një rrjet i gjerë neonazistësh.