Pakistan, talebani i arratisur paraqitet në video

Një taleban i rëndësishëm në Pakistan është shfaqur në një video, pas arratisjes së tij nga burgu.
Adnan Rashid është larguar nga burgu në qytetin Banu, së bashku me rreth 400 të burgosur të tjerë, pas sulmit të së dielës të talebanëve në këtë burg.
Në videon 22-sekondëshe, Rashid qëndron në një makinë, duke qeshur dhe duke iu përgjigjur pyetjeve të një personi të paidentifikuar.
Ai thotë se “është mirë” dhe se ka kaluar tetë vjet e katër muaj në burg.
Rashid, ish-zyrtar i Forcave Ajrore të Pakistanit, është dënuar me vdekje në vitin 2005, pasi është shpallur fajtor për përfshirje në komplotin e vitit 2003, me qëllim vrasjen e presidentit pakistanez, Pervez Musharaf.