E Shtunë, 31 Tetor 2026

Miqte e Sirise takohen sot ne Paris

Ministrat e Jashtëm të grupit “Miqtë e Sirisë” takohen të enjten në Paris për të diskutuar armëpushimin e brishtë atje.

Parisi tha se nga takimi do t’i dërgohet një mesazh i fuqishëm presidentit Bashar Asad, i cili akuzohet nga shumë në Perëndim se po dështon të zbatojë armëpushimin dhe se po vazhdon granatimin e zonave të kontrolluara nga opozitarët.

Sekretarja amerikane e shtetit Hillari Klinton, që pritet të marrë pjesë në takimin e Parisit, ka paralajmëruar Asadin se do të përballet me dënime të ashpra po që së dështon në “shansin e fundit” për të zbatuar planin e paqes të të dërguarit Kofi Anan dhe të mbështetur nga komuniteti ndërkombëtar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›