E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllai i njërit prej peshkatarëve: Nuk e kanë vrarë shqiptarët

Cvetan Stevkovski, vëllai i Borçe Stevkovski nga Creshova, njërit prej pesë të vrarëve në Smilkovc në Maqedoni, thotë se nuk beson që vrasësit e vëllait të tij të jenë shqiptarë.

Në një deklaratë për gazetën “Lajm” të Maqedonisë, ai thotë se familjarisht me shqiptarët gjithmonë kanë pasur raporte të mira.
 

“Nga ana jonë nuk ka urrejtje ndaj shqiptarëve. Unë kam miq shqiptar edhe vëllai im i ndjerë kishte miq shqiptarë. Ne akoma kontaktojmë me ata, edhe në varrimin e vëllait tim erdhën shqiptarë. Kam miq nga të gjitha nacionalitetet dhe urrejtja nuk mbizotëron tek unë. Tek unë urrejtja është vetëm ndaj vrasësve”, theksoj Cvetan Stevkovski, vëllai i peshkatarit Borce Stevkovski, njëri nga 5 të vrarët në Smilkovc.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›