E Diel, 1 Nëntor 2026

Afganistan, shpërthen një raketë afër Lloja Gjirgës

Një raketë shpërtheu sot në afërsi të vendit të Lloja Gjirgës në kryeqytetin afgan, ku po diskutohet e ardhmja e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara.
 

Agjencia e lajmeve AFP, citon zëdhënësin e ministrisë së brendshme, Sedik Sediki I cili ka theksuar se një raketë u lëshua në një rrugë rreth 500 metra nga vendi ku po mbahet tubimi.
 

Në një mesazh që u kanë dërguar gazetarëve, talebanët pretendonin se kanë lëshuar dy raketa në afërsi të Lloja Gjirgës të mërkurën mbrëma.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›