OKB: Izraeli të lejojë ndërtimin e shkollave në Gaza
“Ne i kërkojmë qeverisë izraelite të lehtësojë hyrjen e materialeve të ndërtimit dhe furnizimeve për shkollat(...), dhe të sigurojë që nxënësit dhe mësuesit të hyjnë dhe të dalin lirisht nga Gaza'', konfirmuan agjencitë në një komunikatë. Agjencitë e OKB-së sollën ndërmend se 280 shkolla ishin dëmtuar, 18 prej të cilave ishin shkatërruara krejtësisht gjatë ofensivës izraelite kundër lëvizjes islamike Hamas.
"Një muaj nga viti i ri shkollor dhe gjashtë muaj pas armëpushimit, asnjë shkollë nuk është krejtësisht e rikonstruktuar për shkak të mungesës së materialeve të ndërtimit'', shtuan ato. Territori palestinez është bërë subjekt i një bllokade strikte nga ana e Izraelit që prej marrjes me forcë të kontrollit nga Hamasi në qershor 2007.
Izraelitët kanë ndaluar importimin e materialeve të ndërtimit, duke argumentuar që mund të përdoren për të prodhuar eksplozivë dhe armë. Më shumë se gjysma e banorëve të Rripit të Gazës janë të moshës më pak se 18 vjeç.Në Rripin e Gazës ka 640 shkolla për 441 452 nxënës.