E Shtunë, 31 Tetor 2026

Afganistan, shqiptarët në vijën e parë të frontit

"Eagle" ose ndryshe Shqiponja, eshte emri i Kontigjentit te pare paqeruajtës i Forcave të Armatosura Shqiptare qe vihet ne dispozicion te koalicionin antiterror ne Afganistan per te qene ne vijne e pare te frontit te luftes. Jane 44 kater trupa te specializuara ne luftimet ne terren te cilet u percollen kete te merkure gjate nje ceremonie te vencante qe u zhvillua ne shtepine qendrore te ushtrise dhe ku merrnin pjese kryeministri Sali Berisha, ministri i Mbrojtjes Arben Imami, shefi i Shtabit Maksim Malaj dhe perfaqesuesi i ambasades amerikane ne Tirane Pol Polets…

"Ne sot nisim njesine e pare te ushtarakeve shqiptare me mision te ri, mision luftarak. Ne nisim anetaret e forcave tona te armatosura ne fushebetejen me te madhe qe kombet e qyteteruara, aleanca e atlantikut te veriut ka ndermare dhe vazhdon ne emer te lirise, vlerave te saj, te sigurise dhe te paqes ne bote", tha kryeministri Sali Berisha.

"Ushtare, oficere, nenoficer, si minister i Mbrojtjes kam nje porosi; tregohuni si burra shqiptare trima, dhe te beses. Vleresoni me ashpersi, por pa urrejtje ne luftim, beni detyren tuaj dhe tregohuni zemermedhenj me nje popull qe prej 30 vjetesh po vuan tmerret e luftes", tha Arben Imami, minister i Mbrojtes.

Kontigjenti "Eagle" i perbere prej 44 trupave parashikohet te marre pjese ne aksion luftimi kryesisht ne zone e Kandaharit ne Afganistan, e cila eshte nje nga zona me te nxehta operacionale ushtarake ku operojne trupat e NATO-s dhe ato te SHBA-ve…

Bledian Koka < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›