Afganistan, sulm me bombë në një stacion policie, 7 të vrarë

Të paktën 7 persona janë vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur nga një sulm me bombë, në qytetin jugor, Kandahar.
Ministria e brendshme e Afganistanit thotë sulmi ka ndodhur në mesditë, sipas kohës lokale, ku një automjet ka shpërthyer në një vendparkimi në stacionin e policisë së Kandaharit .
Ministria gjithashtu thekson se tre nga të vrarët janë policë ndërsa katër janë civilë.
Nga ky sulm gjithashtu janë dëmtuar katër automjete të policisë dhe janë dëmtuar disa ndërtesa.