Afganistan, sulm tjetër ndaj forcave britanike
Dy pjesëtarë të kontigjentit ushtarak të Britanisë së Madhe dhe dy ushtarë të forcave afgane kanë gjetur vdekjen gjatë shpërthimit të një bombe në Afganistanin qëndror. Lajmi u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes britanike.
Ministria e Mbrojtjes së Britanisë bëri të ditur gjithashtu se ngjarja ka ndodhur në krahinën e Helmandit gjatë një patrullimi të zakonshëm mes trupave aleate dhe forcave vendase të sigurisë.
Sulmet kundër prezencës ushtarake aleate në krahinën e Helmandit u rikthyen pas një periudhe disa javore qetësie.
Sipas zyrtarëve të lartë të NATO-s kanë ndikuar gjithashtu edhe operacionet dhe ofensivat antitalebane të ndërmarra kohët e fundit.