E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kenia, zhduket kombëtarja e Eritreas



Kombëtarja e Eritreas është zhdukur brenda pak orësh, duke vënë në alarm drejtuesit e futbollit të vendit afrikan.
Asnjë nga 12 futbollistët e kësaj kombëtareje që udhëtuan për në Kenia ku do merrnin pjesë në një turne rajonal, nuk gjendet në Nairobi. Ata janë zhdukur pasi nuk munden të jetojnë më në Eritrea, i konsideruar si vendi më i dhunshëm në Afrikë.
Kjo është herë e tretë që kombëtarja e Eritreas refuzon të rikthehet në atdhe. Ndërkohë, në Eritre askush nuk flet për këtë lajm pasi nuk ekzistojnë mediat e lira.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›