Morali i moralistëve dhe këpucët e Obamës
Është e lehtë të bësh moral në politikë kur je gjithmonë me barkun plot, xhepfryrë, me një çati të ngrohtë mbi kokë, pushime luksi, bileta avioni, gjithçka. Këtij takëmi i përkasin shumë moralistë që bëjnë politikën e sotme shqiptare nën ngërdheshje të çuditshme për të shprehur shqetësimin për varfërinë ekstreme që, sipas tyre, është ulur këmbëkryq në tryezat e shqiptarëve. Pak prej tyre, në mos asnjë, duken të besueshëm, sepse nëse politika nuk do të ishte një ‘pazar‘ i mirë që të sjell para mbi e nën tryezë, në parapërgatitoret e këtyre zgjedhjeve, nuk do të shikonim kaq shumë mashtrues politikë, që tentojnë çdo ditë të zhvatin vota nën moton - një lot hipokrizie - një votë më shumë.
Situata në fakt është e ndryshme për ata që nuk kanë një çati mbi kokë dhe duhet të mbledhin edhe dyshkat më të vogla për të siguruar pak bukë në fund të muajit. Për ta, ky moral nuk ka asnjë vlerë, përkundrazi mund të kthehet në një ironi përçmuese në kushtet e mbijetesës. Morali nuk të ngroh, nuk të ngop dhe nuk të jep kurrfarë shprese për ditën e nesërme. Shqiptarët kanë 19 vite që e provojnë këtë ndjesi, ndaj dhe nuk mund të ndihen më mirë, edhe pas psherëtimave shpërthyese të politikanëve të veshur nën petkun e ‘trendy‘-t më të ri - me emrin Barak Obama - vizionit të të cilit vështirë se mund t‘i afrohen ndopak.
Pasi, ndryshe nga Obama, politika e vockël shqiptare nuk është origjinale, por kërkon tjetërkund forma, deklarata, reagime, sqarime dhe zgjidhje. Formula të mësuara përmendësh në radhë librash, fjali të stisura rëndom dhe një populizëm fals. Një populizëm, për të qenë më i vërtetë, shumë i lodhshëm, aq sa vetëm një nënqeshje ironike mund të të shpëtojë nga sikleti ku të vendosin individë të tillë. Sepse, realiteti është krejt tjetër. Pensionistët nuk kanë nevojë për lëmoshën e askujt, nuk kanë nevojë për burratinë që t‘u bëjnë llogaritë, nuk kanë nevojë për moralistë që t‘u tregojnë sa u kushtojnë ilaçet, e më keq, sa do t‘i vlejë një pëllëmbë tokë atje përtej.
E po kështu edhe nënat, baballarët, ushtarakët, mjekët, minatorët, të papunët, të rinjtë, e aq më pak jetimët, që përdorën çdo ditë nga këta megalomanë për të siguruar një votë më shumë, pasi në psikologjinë e tyre, shqiptarët mbajnë, durojnë, mashtrohen, gënjehen, dhunohen dhe prapë se prapë votojnë. Votojnë me shpresën se deklaratat e vulosura nga parti-baraka, të dala nga OJQ, do të kthejnë qoftë edhe një fjalëz në realitet e se cicërimat e sinqerta në opozitë nuk do të zëvendësohen me harresën totale sapo prapanica akomodohet në pushtet. Shqiptarët kanë nevojë për më pak fjalë e më shumë punë, për më pak fytyra të balsamosura e me xhepa të fryrë, për më shumë individë që vijnë nga ajo shtresë e që politikën nuk e formulojnë nga rrugët e shtruara e pa baltë. Sepse varfëria, papunësia, hallet janë kudo, në çdo cep, edhe atje ku burratinët nuk shkelin se mos u prishen këpucët e u njollosen benevrekët. Amoraliteti nis pikërisht aty ku shfrytëzohet varfëria për të bërë show mediatik, aty ku shfrytëzohet loti për të bërë heroin e situatës, aty ku shfrytëzohet një dorë e shtrirë për të vjedhur një post më shumë, aty ku marionetat na japin leksione politike, duke moralizuar në imoralitetin e tyre.
Morali i imoralëve është arma më banale në dorë të manekinëve që fshihen pas kostumeve firmato, pas veshjeve në dukje ‘trendy‘ alla Obama, pas makinave të shtrenjta që sigurisht nuk kanë të bëjnë me varfërinë dhe problemet e tjera të mëdha sociale që na shqetësojnë sot. Këpucët e grisura të Presidentit të ri amerikan janë kthyer në simbol të fushatës elektorale, që e çoi Obamën në Shtëpinë e Bardhë. Sepse ai është i vërtetë dhe beson në thelbin e misionit e vizionit të tij, po aq real sa është edhe shpirti dhe pasioni për ndryshim.
Dritat, uji, buka, ilaçet, shkollat, puna, lindja, vdekja nuk kanë nevojë për moralistë të rremë, që shfrytëzojnë varfërinë për pak pushtet më shumë, errësirën për një kolltuk lëkure, që shfrytëzojnë jetimet për të treguar një maskë me fytyrë të prekur, apo pensionistët për t‘i dhënë vetes rolin e shpëtimtarit, njeriut me dimension të ri që do të sjellë ndryshim. Sepse sot është vërtet e lehtë të bësh moral me barkun plot, me një makinë disa dhjetëra mijëra euro, me një shtëpi në qendër të Tiranës, sepse sot është e lehtë të bësh moral duke qenë imoral. Sepse sot është koha e mashtruesve, e hajdutëve, e manipulatorëve, dinakëve që çuditërisht janë hedhur ose po hidhen pupthi në politikë. Në fakt, sot është koha për një ndryshim të madh, ku nuk duhet të bëjnë pjesë analfabetë e demagogë politikë, makutë, manipulatorë.
Sot nuk duhet të jetë koha e tyre. Koha e hajdutëve!