"Katjushat" nga Libani, rreziku i frontit të dytë
Shpresat e dobëta për një armëpushim në Rripin e Gazës duken të destinuara të shuhen me shpejtësi. Disa raketa të tipit "Katjusha" ranë dje në pjesën perëndimore të Galilesë së sipërme, në veri të Izraelit, në një zonë pranë kufirit me Libanin. Ngjarja ringjalli menjëherë tensionin në shtetin hebre, i cili tashmë mund ta gjejë veten të përfshirë në dy fronte përballjesh të armatosura: në jug me militantët e organizatës Hamas që kanë nën kontroll Rripin e Gazës dhe në veri kundër fraksioneve filopalestineze të lidhura së afërmi me hesbollahët. Të dhënat u bënë të ditura nga radioja shtetërore izraelite, e cila foli gjithashtu edhe për disa të plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.
Sulmi dhe reagimi
Sipas asaj që raportojnë burimet ushtarake kanë qenë tri ose katër raketat e lëshuara në territorin izraelit nga jugu i Libanit. Që të gjitha kanë rënë në afërsi të qytetit Naharija. E menjëhershme qe përgjigjja e forcave të armatosura izraelite, që u kundërpërgjigj me goditje artilerie në drejtim të territorit libanez. "Goditëm në drejtimin nga e kishin origjinën raketat e lëshuara nga Libani", pohoi zyrtarisht një zëdhënës i forcave të armatosura izraelite. Sipas asaj që tha televizioni shtetëror izraelit raketa të tjera të lëshuara nga territori libanez e të drejtuara në veri të Izraelit u regjistruan gjatë orëve të drekës së djeshme. Nuk janë dhënë ende njoftime të sakta mbi numrin e viktimave të shkaktuara prej këtyre sulmeve.
Hezbollahët nën akuzë
Sipas izraelitëve, raketat janë lëshuar nga një organizatë palestineze, por me miratimin e organizatës hezbollah. Gjatë ditëve të shkuara, Izraeli e kishte paralajmëruar hezbollahun të mos hapte zjarr në shenjë solidarizimi ndaj palestinezëve të Rripit të Gazës, që prej ditësh gjenden në sulme të ashpra të ndërmarra nga forcat e armatosura izraelite. Megjithatë, si masë parandaluese kufiri verior i Izraelit qe përforcuar, ndërkohë që edhe më shumë rezervistë u thirrën në ushtri.
Nga ana e vet, organizata Hezbollah i ka bërë me dije qeverisë së vendit të vet, kreu i së cilës është Fuad Siniora, se nuk është e përfshirë në veprimet luftarake kundër Izraelit dhe se nuk është përgjegjëse për raketat. Edhe zëdhënësit e organizatës Hamas, ndërkohë kanë bërë me dije se nuk janë të përfshira në veprime në frontin libanez dhe se operacionet e tyre ushtarake kufizohen ekskluzivisht në territorin e Rripit të Gazës. Që të dyja organizatat kanë thënë për disa agjenci shtypi se nuk kanë ide për identitetin e atyre që kanë ndërmarrë sulmet e fundit me raketa kundër Izraelit.
Vazhdojnë operacionet në Gaza
Ndërkaq, vazhdojnë operacionet ushtarake në Rripin e Gazës. Sipas asaj që bëjnë me dije burime mjekësore palestineze, tre militantë islamikë gjetën vdekjen për shkak të një sulmi ajror izraelit në pjesën veriore të Gazës. Sulmi u krye në një zonë me dendësi të lartë popullsie dhe vetëm 150 metra larg një spitali. Sipas burimeve mësohet se vetëm gjatë këtij sulmi mbetën të plagosur 12 civilë.
Ushtria izraelite nuk ka pranuar ta komentojë rastin, por ka përsëritur që militantët palestinezë kanë shfrytëzuar me vetëdije civilët si mburoja njerëzore. Sot u regjistruan gjithashtu edhe sulme të reja me raketa nga ana e palestinezëve në jug të Izraelit. Një prej raketave ra pranë qytetit Ashdod, ndërkohë që gjatë një nate më parë aviacioni izraelit kishte goditur rreth 60 objektiva të forcave Hamas në Gaza. Edhe gjatë ditës së djeshme Izraeli u zotua të pezullonte për tri orë zjarrin për të mundësuar kalimin e ndihmave humanitare - që nga ora 12 deri në 15.