Të mos heqim dorë nga ëndrra e paqes
Është momenti për një pushimzjarri të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hamasit. Hamas duhet t‘u japë fund sulmeve të shpeshta ndaj civilëve izraelitë, ndërsa Izraeli duhet të ndalojë operacionet në Gaza. Një përshkallëzim i mëtejshëm i dhunës nuk do të na çojë askund, përveçse në ashpërsimin e mëtejshëm të rrethit vicioz të sulmeve dhe kundërsulmeve gjithnjë e më të përgjakshëm e të pafund.
Objektivi i vetëm i operacioneve ushtarake izraelite në Gaza është dhënia fund e sulmeve të Hamasit kundër qytetarëve hebrenj dhe vetë shoqërisë. Duhet thënë se nuk duhet të ekzistojë objektiv tjetër, veçmas atij të sipërpërmendur, që Izraeli duhet ta arrijë përmes përdorimit të forcës ushtarake. Nga ana tjetër, duhet të ndërgjegjësohemi me faktin e ndarjes së thellë që ekziston brenda vetë palestinezëve dhe të kuptojmë se sot ekzistojnë dhe bashkëjetojnë dy Palestina: njëra në Rripin e Gazës dhe tjetra në Cisjordani.
Gaza është marrë peng nga një bandë ekstremistësh islamikë që veprojnë me metoda talebane dhe mbështeten nga Irani, që nga ana e tij, prej kohësh e ka shpallur si domosdoshmëri ndërmarrjen e një gjenocidi të madh kundër Izraelit. Cisjordania që kontrollohet nga Autoriteti Palestinez, është treguar pragmatiste dhe e moderuar. Por duhet gjithashtu edhe të kujtojmë që Gaza mbetet një zonë me varfëri të tejskajshme, një zonë ku mbizotëron dëshpërimi dhe sëmundjet. Absurditetin dhe tragjizmin ia shton situatës fakti se pikërisht ky komunitet i torturuar drejtohet nga një grup njerëzish cinikë me sy të errur nga lufta, objektivi i të cilëve është shkatërrimi i shtetit të Izraelit. Këta njerëz e konsiderojnë çdo qytetar izraelit si viktimën e tyre të ligjshme.
Gaza meriton shumë më tepër se Hamasi. Ndërsa qeveria izraelite duhet të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar pushimzjarrin e menjëhershëm me Hamasin në Gaza, mbetet gjithmonë prioritare rifillimi i bisedimeve të paqes me Autoritetin Palestinez në Cisjordani, e madje në kohë të tilla të vështira një përpjekje e tillë duhet shumëfishuar. Pikat e marrëveshjes janë tashmë të njohura për të gjithë: rikthim në kufijtë para konfliktit të qershorit të vitit 1967, me ndryshime të vogla reciproke të bëra me miratim dypalësh; dy kryeqytete në Jerusalem.
Një ndihmë shumë të madhe në arritjen e paqes duhet të japë edhe komuniteti ndërkombëtar. Veçanërisht Evropa mund të luante një rol të rëndësishëm për inkurajimin, ndihmën ndaj të dyja palëve për të bërë koncesionet e nevojshme dhe për ndërmarrjen e angazhimeve të mëdha. Marrëveshja mes Izraelit dhe Autoritetit Palestinez në lidhje me këto parime është e drejtë dhe e mundshme. Unë jam i bindur që, nëse Izraeli do të ketë kurajën të përfundojë marrëveshjen e paqes me palën palestineze që ka pushtetin në Cisjordani, atëherë do t‘ia dalë mbanë edhe në Gaza. E përsëris që, hapi i parë duhet të jetë pushimzjarri i menjëhershëm me Hamasin, i pasuar nga dyfishimi i përpjekjeve për të arritur marrëveshjen me Autoritetin Palestinez. Alternativa do të ishte thjesht tepër e tmerrshme për t‘u marrë në konsideratë.