E Diel, 1 Nëntor 2026

GNK raport shqetësues për Maqedoninë dhe shqiptarët

Grupit Ndërkombëtar i Krizave (GNK) në një raport të fundit thekson se situata në Maqedoni është shqetësuese dhe nuk ka përparim në zgjidhjen e çështjeve të shqiptarëve.

Raporti akoma është jozyrtar dhe së shpejti pritet të publikohet ndërsa shpreh shqetësimet lidhur me tensionet dhe acarimet e fundit ndëretnike, ngecjet e theksuara të mosimplementimit të Marrëveshjes së Ohrit, bllokimin e proceseve euroatlantike dhe rritjen e shkallës së varfërisë, etj.

GNK vlerëson se në Maqedoni ka pakënaqësi nga të dyja palët që kanë qenë aty që para konfliktit të vitit 2001 dhe kjo situatë acarohet edhe më shumë nga zhgënjimi nga mungesa e përparimit për anëtarësimin në NATO – një proces për të cilin Maqedonia është gati – dhe Bashkimin Evropian për shkak të mosmarrëveshjes qesharake për emrin me Greqinë.

Sipas agjencisë INA, edhe në raportin më të ri të GNK do të bëhen rekomandime të qarta që qeveria në Shkup duhet t`i zbatojë të gjitha klauzolat për gjuhën në Marrëveshjen e Ohrit, të japë fonde shtesë për kulturën dhe gjuhën shqipe, gjëra të thjeshta si emra rrugësh në të dyja gjuhët, emrat e godinave qeveritare në dy gjuhë në Shkup, etj.


Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›